Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka nënvizuar faktin se veshja e pushtetit me krimin, mbulimi i vendit nga droga dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakushti për integrimin e vendit.
Ndërsa sa i takon bashkëpunimit me LSI-në për zgjedhjet e ardhshme, Basha ka theksuar se janë keqkuptuar deklaratat që ka bërë një ditë më parë kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.
“Këtu ka një interes të madh, s’arrij ta ndaj sa është gazetaresk dhe sa është tabloid se ka edhe keqkuptime të deklaratave të funksionarëve të lartë të PD. Një betejë ekzsistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se çdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar siç është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirrur kushdo qytetar faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vulllntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.
Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar. Ky është diskutim krejt tjetër që s’mund të eklipsojë vendimin tonë për të ndërtuar aleancën më të madhe të mundshme për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kur vjen puna kundër një aleance edhe çdo deputet socialist është i mirëpritur në këtë betejë. Për aleanca është punë tjetër”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/