VIDEO/ Ja një nga vjedhjet e hajdutit që terrorizonte qytetarët në Tiranë

VIDEO/ Ja një nga vjedhjet e hajdutit që terrorizonte qytetarët në Tiranë

51
0
Shares

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 ne Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”.
Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31. 10. 2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi  paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi  nga vendi i ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
“Top Channel” ka publikuar edhe videon e njw rasti grabitje nga Shima, ku është identifikuar me fytyrë nga Policia.

Ja disa nga vjedhjet e dyshuar

Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.
Ngjarja e datës 03.08.2016, ku  është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.
Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.
Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY