Mini-shengeni/ Basha: Dështimi me BE-në nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane

Mini-shengeni/ Basha: Dështimi me BE-në nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane

78
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas idesë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për mini-shengenin ballkanik.

Sipas Bashës dështimi në integrimin Europian nuk mund të zëvendësohet kurrsesi nga propaganda antieuropiane e një autokrati të korruptuar.

Postimi i Bashës:

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY