Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Traineri Reja shpall listat e Kombëtares në ndeshjen me Francën dhe Andorën

10/11/2019
Zyrtare, Armand Duka konfirmon trajnerin e ri të Kombëtares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trajneri I Kombëtares shqiptare Edoardo Reja shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën.

FSHF ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e 14 dhe 17 nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Trajneri Edoardo Reja ka përzgjedhur 26 lojtarë për këtë takim, ndërkohë që ka rikthime dhe risi. Ndërkohë pesë lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë si kapiteni Mavraj, mesfushori Abrashi dhe dyshja e sulmit, Sadiku-Cikalleshi.

Reja ka bërë dy rikthime në listë, teksa Myrto Uzuni dhe Taulant Xhaka kanë lënë listën e pritjes dhe do të jenë nën urdhrat e italianit për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Është konfirmuar edhe Florian Kamberi, i cili mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës ka zgjedhur kuqezinjtë. Emanuele Ndoj, pasi ka lënë dëmtimin e gjatë pas, është rikthyer në kombëtare. Hysaj gjithashtu është në listë, pasi është rikuperuar dhe dje me Napolin ishte titullar. Pa diskutim rikthimi i tij nuk mund të konsiderohet një risi.

Lista e pritjes ka ndryshuar dhe emri që spikat është ai i mesfushorit Enis Çokaj. Futbollisti nga Malësia e Madhe po spikat me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Edhe një vit më parë i paraqit shumë mirë në Superiore me Laçin dhe së fundmi i ka tërhequr vëmendjen trajnerit Reja, i cili e ka përfshirë në listën e pritjes. Kujtojmë që mesfushori vetëm para një muaji u grumbullua për herë të parë nga Shqipëria U21 dhe luajti titullar ndaj Kosovës.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS
PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)
MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok) , Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)
SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb.

TË DËMTUAR: Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Greuther Furth), Armando Sadiku (Mallaga), Sokol Cikalleshi (Akhisarspor), Amir Abrashi (Freiburg)

Tags: edoardo reja kombetarja lista me andoren dhe francen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.