“Një betejë që e ka nxjerrë Ramën lakuriq”/ Neritan Liçaj: Teatri do...

“Një betejë që e ka nxjerrë Ramën lakuriq”/ Neritan Liçaj: Teatri do të shpëtojë

147
0
Shares

Godina e Teatrit Kombëtar, prej mëse një viti po ‘mbrohet’ nga aktorët të cilët janë kundër shembjes së saj. Ata mblidhen çdo pasdite përpara godinës duke kërkuar vetëm restaurimin e saj dhe jo shembjen, pasi është një godinë kulturore dhe projekti i ri synon shërbime ndaj privatit dhe jo artit.

Një nga aktorët që është shfaqur më aktiv është Neritan Liçaj. I ftuar në studion e “Kjo Javë” në Neës24, Liçaj është shprehur besimplotë se godina do të shpëtojë

Ai thotë se tashmë edhe vetë kryeministri e ka pranuar se është në një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Në këndvështrimin e aktorit, do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej.

Liçaj shprehet:

Situata është shumë e mirë, ne kemi shpresë shumë të fortë tani se Teatri do të shpëtojë. Sepse ka shumë ngjarje që ndodhin aty, të vogla për ditë, lëvizje nën rrogoz nga ana e qeverisë të cilat nuk përditësohen në media, por nuk është asnjëherë qetë aty, që të thuash u mbyll ky muhabet, por ama kemi garanci që kemi mbështetjen totale të opinionit shqiptar sepse e kuptoi se aty nuk bëhej fjalë për një teatër të ri aty bëhej fjalë vetëm për vjedhje të pronës publike, për shkatërrim të dinjitetit të artistëve dhe edhe opinioni ndërkombëtar është ndërgjegjësuar dhe është në krahun tonë.
Edhe me ligjin e plehrave, Rama e bën një ligj dhe e lë aty, nuk i jep zgjidhje dhe gjen një moment të dobët dhe përpiqet të përcajë fut gjithmonë alarmin do ndodhi diçka, sinjale, bën gati policët pastaj… është logjika e tij perverse që nuk përpiqet t’i zgjidhë problemet. Ai përpiqet t’i shuajë protestat përmes formave nga më perverset nga më të voglat, nga më të paskrupulltat dhe ti je në alarm gjithë kohën, nuk mund t’i zësh besë. Por kam përshtypjen se edhe ai vetë tashmë e ka kuptuar se është një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Për mua do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej, të pranonte ‘ ok, s’ka asgjë të keqe, gabova. Gabova tërhiqem, hajde ta zgjidhim’. Por këtë ai nuk e bën për kokëfortësinë e tij, kështu që tani edhe ai është në siklet, ky është këndvështrimi im”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY