DETAJE/Pse ishte në Durrës Rraja, zbardhet dhe numri i dyshuar i autorëve...

DETAJE/Pse ishte në Durrës Rraja, zbardhet dhe numri i dyshuar i autorëve të atentatit

160
0
Shares

I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndojës, Pëllumb Muharremit dhe Andi Malokut, kërkon lirinë në Apel. Redjan Rraja nuk është dakord me masën e sigurisë së caktuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.

Sipas Vizion Plus, hetuesit dyshojne se në atentat morën pjesë të paktën 5 persona me role të ndryshme, ndërkohë që në sitë në laboratorin shkencor po kalojnë të gjitha provat që u gjetën në automjetin e braktisur të autorëve.

Kurse Panorama shkruan se Rraja vazhdon t’i mohojë akuzat që ka ngritur Prokuroria dhe ka shpjeguar se ndodhej atë ditë në Durrës, për shkak se kishte punë të vetat personale me makinën.

Ndërsa policia e Shtetit vijon kontrollet për atentatorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën fatkeqësisht edhe shoferi Andi Maloku.

Pas Lushnjes, Durresit dhe Fushë Krujës, forcat speciale kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë kontrolluar disa banesa të personave të skeduar si kontingjent kriminal, të cilët mund të jenë të përfshirë ose kanë dijeni për atentatin.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY