Kryeministri Edi Rama vazhdon me planin e tij për minischengen-in ballkanik dhe pse herën e fundit u kritikua mjaftueshëm, pas faktit të thjeshtë se po harronte Kosovën.
Shumë ekspertë në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani. Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë marrëveshje, por mediat serbe e cilësojnë si një arritje për ekonominë e tyre.
AXHENDA E SOTME
Detaje mbi organizimin e takimit të sotëm me liderat e tjerë janë mësuar orëve të fundit. Sot në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.
Sipas agjencisë maqedonasve të lajmeve, MIA, thuhet se agjenda përmban mbledhjen e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.
Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.
Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
vijon..
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/