Këngëtarja e njohur, Big Mama ka njoftuar në llogarinë në rrjetet sociale se është ndarë nga jeta njeriu më i shtrenjtë për të, babai.
Me anë të një fotoje të tij, ajo ka njoftuar të gjithë miqtë për këtë moment delikat në jetën e saj ndodhur vetëm pak minuta më parë.
“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë , babai Adi Kasami. Njoftojmë familjarët, miqtë e tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në ‘Instagram’.
Në të nuk kanë munguar komentet e shumta nga kolegët apo miqtë e artistes, të cilët i shprehin ngushëllimet e tyre.
Kujtojmë se Big Mama para disa kohësh, njoftonte në Intagram për lidhjen e saj të re me një model turk, arsyeja pse ajo ishte në top formë.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/