Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi:
•Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”
Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. Më konkretisht:
Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.
Ngjarja e datës 03.08.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.
Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.
Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/