Dikur një disko, ndërsa sot është kthyer në një kafene bibliotekë për mendim, diskutim dhe aktivitete të tjera letrare.
Bëhet fjalë për një pronë të sekuestruar si aset kriminal e ciila është shndërruar në një ambient të ri social në qytetin e Durrësit. Nisma është marrë nga disa të rinj, të mbështetur nga zyra e bashkimit Europian.
Mesazhi është i fortë dhe i qartë në luftën kundër kriminalitetit që mbetet problem në vendin tonë, ndaj ambasadori i BE, Luigi Soreca bëri një rrëfim personal për rëndësinë e nismave të tilla.
“Kjo i jep energji të reja jo vetëm komunitetit por edhe institucioneve vendore. I përçon një mesazh të rëndësishëm shoqërisë në një vend ku krimi ka qenë ose është pjesë e jetës.”,-ka thene ai.
Lokali për të rinjtë në Durrës, është i dyti në të gjithë vendin që ngre aktivitetin mbi një pronë të marrë ndaj grupeve kriminale.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/