DENONCIMI/”800 punonjës të fabrikës mbeten në rrugë, Gjici dhe kryegjykatësi festojnë me...

DENONCIMI/”800 punonjës të fabrikës mbeten në rrugë, Gjici dhe kryegjykatësi festojnë me këngë dhe puro”

171
0
Shares

Ditëve të fundit është raportuar për mbylljen e një fabrike ku ishin të punësuar rreth 800 punonjës. Bëhet fjalë për fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar me forcë sot këtë padrejtësi duke i drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut Safet Gjici.

Mbyllet fabrika me 800 punëtorë nga Gjici i bankave të vjedhura me rojet e tij. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Që nga data 1.11 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë!  Pushteti lokal i emëruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!

Kompania i është drejtuar Gjykatës së Kukësit, ndërkohë kryetari i Gjykatës, Isuf Shehu, feston çdo ditë me këngë e me puro me Safetin! Ja po te nis disa foto. Të përshëndes me shumë nderime”,-thuhet në mesazhin e denoncuesit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY