Kryeministri Edi Rama, i cili u sulmua dje dhe sot nga media greke pas një postimi në rrjetet sociale lidhur me akropolin e Athinës dhe Himarën, lajmëroi sërish replika të reja më autoritetet greke gjatë seancës që do të mbahet nesër në Parlament.
” Neser ne kuvend do ta marrin pergjigjen time per sa kane thene keto dite, fqinjet tane te vjeter e ‘te dashur’ , me te cilet duhet dhe duam te kemi marredhenie te shkelqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjeter te jemi te hapur, te vertete e te barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh “, deklaron kreministri Rama.
Deklarata e Ramës shton tensionin mes Greqisë dhe Shqipërisë kur ka vetëm pak ditë nga publikimi i raportit të BE për Shqipërinë dhe vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë ku duhet edhe vota e Greqisë.
Një tension i ri shqiptaro-grek e ndihmon Kreministrin të zhvendosë vëmëndjen nga problemet e brendshme dhe nervozizimin e qytetarëve shqiptarë më qeverinë tek një front nacionalist që mund të rikuperohte më shpejt se sa dëmi që po i shkaktohet qeverisë nga industria e kanabisit.
Tensionimi me Greqinë nuk ka shumë argumenta brenda aq më shumë që ky tensionim u furnizua nga Tirana zyrtare. Ndërkaq edhe një veto greke për negociatat do të jetë e kushtueshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/