La të lirë një të dyshuar për vrasje në tentativë, konfirmohet në...

La të lirë një të dyshuar për vrasje në tentativë, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda

126
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret ndaj  Shirkas përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare.

Në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar pranë Komisionit një raport pozitiv për pastërtinë e figurës së gjyqtares Daniela Shirka. Edhe Komisioni ka konkluduar përshtatshmërinë e subjektit për të vazhduar detyrën lidhur me këtë kriter.

Në fund të seancës dëgjimore ajo e cilësoi procesin e rivlerësimit si mjaft transparent dhe tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës me ndershmëri e integritet. Shirka i kërkoi Komisionit konfirmimin e saj në detyrë.

Ndërkohë, u identifikua një çështje gjyqësore e vitit 2007 lidhur me subjektin e atëhershëm nën hetim Xh.I. të akuzuar nga prokuroria për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të tre personave, e mbetur në tentativë. Relatori Roland Ilia tha se trupa gjykuese ku bënte pjesë në cilësinë  anëtares edhe gjyqtarja Daniela Shirka, e ka ndryshuar akuzën e prokurorisë duke e klasifikuar si plagosje e më pas e ka pushuar hetimin në ngarkim të Xh.I për shkak të amnistisë së kësaj vepre penale. Trupa gjykuese ka vendosur t’i heqë të pandehurit Xh.I edhe masën e sigurisë arrest në burg dhe e ka liruar.

Por ky vendim i Gjykatës së Elbasanit është ndryshuar nga Apeli Durrës që e ka shpallur fajtor Xh.I për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të tre personave, e mbetur në tentativë dhe e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY