Presidenti Macron hedh dyshime mbi NATO-n, ka tri përgjigje për bllokimin e...

Presidenti Macron hedh dyshime mbi NATO-n, ka tri përgjigje për bllokimin e Shqipërisë

92
0
Shares

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka tronditur aleancën veriatlantike ndërsa deklaroi për revistën ‘The Economist’ se NATO është në vdekje klinike ndërkohë që kërkoi që kontinenti I vjetër të rikthehet në një fuqi botërore.

“Nuk ka një koordinim për vendimet strategjike mes aleatëve të NATO-s dhe SHBA. Për herë të parë kemi jnë president që nuk ndan idetë tona për projektin europian,” tha ai.

Macron shtoi se një vend i NATO-s po tregon sjellje agresive, duke iu referuar Turqisë. Sipas tij, Europa duhet të tregojë sovranitet ushtarak.

“Nëse Europa nuk e sheh veten si një fuqi botërore, do të zhduket,” tha Macron.

Deklaratat e forta vijnë pikërisht në prag të 70-vjetorit të NATO-s.

Komentet e Macron nuk janë pritur mirë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se janë fjalë drastike. Ajo u shpreh se NATO është e fortë.

Në intervistën e tij, Macron ka folur edhe për të tjera fërkime mes Parisit dhe Berlinit.

Në vijim të intervistës, Presidenti francez thotë se e ka mbrojtur Shqipërinë nga poshtërimi, pasi gjysma e vendeve ishin kundër hapjes së negociatave. Ai thotë se këto vende nuk janë fshehur pas Francës.

Megjithatë, në thelb Macron duket se e ka pezulluar zgjerimin, duke thënë se ai do varet nga reformat e brendshme.

Madje në intervistë tregon tre përgjigjet për tre çështjet që i janë ngritur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet që avokatojnë nisjen e negociatave.

“U thashë atyre: ne kemi një problem. Nuk po na funksionon me 27 apo 28 anëtarë sot. A mendoni se do jetë më mirë nëse bëhen 32?”

Argumenti i dytë ishte se nëse nisin negociatat, anëtarësimi do bëhet pas 20 vitesh. Por Macron thotë se duhet të shohim unionin financiar, i cili ka 20 vite dhe nuk është reformuar.

Argumenti i tretë ishte se këto vende mund të bien nën ndikimin e Rusisë, Kinës apo Turqisë, nëse nuk hapen negociatat. Macron thotë se ka vende që kanë hapur negociatat, por janë nën këto ndikime.

“Kështu që bindja ime është se duhet të reformojmë procedurat, pasi ato nuk i shërbejnë këtij qëllimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY