“Rama i implikuar me tokat në Lalz”, Berisha risjell deklaratat: Prishi kontratën...

“Rama i implikuar me tokat në Lalz”, Berisha risjell deklaratat: Prishi kontratën me libanezin për valixhen me 4 milionë euro

109
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vemendje një fjalim të tijin të mbajtur në parlament më 22 shtator të vitit 2016 ku akuzon kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj biznesmenit libanez Faad Mitri dhe afera me tokat në Gjirin e Lalzit.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se sapo erdhi në pushtet në 2013, Rama prishin kontratën e qirasë me shoqërinë OMNIX Albania, përfaqësues i së cilës ishte biznesmeni Mitri dhe se mori valixhen me katër milionë euro për të përzënë OMNIX. Ai e krahason këtë me rastin e plehrave kimike.

“Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27-09-2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qirasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Me datën 22-02-2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qirasë me shoqërinë OMNIX Albania.

Pra, nga data 22-02-2014 OMNIX Albania sipas këtij kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju? Ja pra që ky është njeriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale.

Çfarë ndodhi më pas? Ndodhi ajo që ndodhi me plehrat; valixhja 4 milionë euro. Çfarë ndodhi me OMNIX? OMNIX iku. Pas dy vitesh, më vjen në zyrë njëri nga kryesorët e familjes Mitri dhe më njofton se kishte zgjidhur çdo gjë dhe se kryeministri i thoshte aman fillo sa më parë. M’u bë shumë qejfi sepse ai investim përbënte një zhvillim të rëndësishëm. Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Unë nuk hyj në materien e çështjes por shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet shteti e ndjek, e ka detyrim këtë. A e dini ju që se ndoqën kërkund. Pse? Si e mbylli gojën ky Rama? Ia mbylli shuku i parave, ia mbylli valixhja interesat e tij personale!”, shkruan Berisha.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY