Doli kundër Ballës në Komisionin e Jashtëm, Bushati propozon amendime të reja...

Doli kundër Ballës në Komisionin e Jashtëm, Bushati propozon amendime të reja për Rezolutën

100
0
Shares

Teksa një ditë më parë, doli kundër socialistëve në Komisionin e Jashtëm, sot ish-ministri Bushati ka dorëzuar Amendimet e tij, te cilat bazohen në tre shtylla kryesore që janë:

1. Legjislacioni dhe institucionet vendase;

2. Angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë;

3. Media dhe edukimi;

Ish-ministri Bushati gjithashtu  propozon edhe ndryshimin e titullit të projektrezolutës, duke propozuar që të bëhet: “Projektrezolutë “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”.

Sipas Bushatit, titulli aktual i projektrezolutës së propozuar nga deputeti Balla, “është marrë nga Rezoluta e Parlamentit Europian, miratuar në 10 tetor 2019,  e cila reflekton një realitet tjetër në nivel supra-kombëtar, siç është forma e organizimit të BE-së, bazuar mbi parimin e subsidiaritetit”.

Ai e vendos theksin te çështja e dezinformimit apo ndërhyrjet në proceset zgjedhore. Bushati kërkon që SHISH, AMA, AKEP dhe institucione të tjera të tjera ligjzbatuese që të raportojnë mbi kërcënimet, sikur parashikohet në rezolutë.

Dje në komisionin e Jashtëm pati debate të forta mes socialistëve pikërisht për rezolutën. Bushati kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare që Parlamenti të mos futet në ujëra të turbullta.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY