Rama pranon angazhimin e veçantë të kryeministrit Italian: Bashkëpunim mes palëve që...

Rama pranon angazhimin e veçantë të kryeministrit Italian: Bashkëpunim mes palëve që arritëm të nxjerrim Alvinin

92
0
Shares

Ka qënë një operacion i përbashkët ai i lirimit të Alvinit nga kampi sirian.

Këto informacione konfirmohen nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka nxituar te hedhë detaje në rrjetet sociale.

Mediat italiane me herët jepnin sqarime, ndërsa Kryeministri thotë se angazhimi personal i kryeministrit Italian solli ecurinë e shpejtë per dergimin e Alvinit ne Itali pranë familjes së tij.

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍
Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹
Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY