Bashkia e Kukësit gjobit 52 mln $ firmën minerare në Kalimash: Shkaktoi...

Bashkia e Kukësit gjobit 52 mln $ firmën minerare në Kalimash: Shkaktoi dëme të llahtarshme në mjedis

125
0
Shares

Bashkia Kukës ka pezulluar aktiviitetin e kompanisë minerare “IMI” shpk, që e ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashit. Mësohet se kompania është dhe gjobitur 52 milionë dollarë me argumentin se ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë pa iu transferuar kompanisë.

Bashkia e Kukësit pretendon se kompania nuk ka as lejet e posaçme për ushtrim aktiviteti, duke mos zbatuar kriteret që ligji parashikon. Kreu i Bashkisë Safet Gjici thotë, se nuk do të tolerohet me kjo masakër mjedisore.

“Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollar gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar.  Ne jemi në të drejtën tonë”,-tha kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Nga ana tjetër, Kompania ndaj bashkisë Kukës, ka ngritur një padi në Gjykatë për të cilin Kryebashkiaku Gjici thotë se nuk është në dijeni. Nuk dihet ende  si do tè procedohet në vijim.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY