VIDEO/”Operacion i paprecedentë që nuk kishte ndodhur më parë”, Mediat italiane detaje...

VIDEO/”Operacion i paprecedentë që nuk kishte ndodhur më parë”, Mediat italiane detaje për lirimin e Alvinit

133
0
Shares

Operacion i paprecedentë e quan Republicca, operacionin ndaj Alvinit, sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës.

Djali u lirua nga kamp Al Hol para disa orësh, falë korridorit humanitar nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologët arab) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga policia dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Vogëlushi Alvin Berisha, 11 vjeç, më në fund mund të kthehet në Itali dhe të largohet nga kampi i refugjatëve Al Hol në Siri, ku u detyrua të jetonte prej muajsh”, vijon media italiane.

Alvin është gati duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit.Në orët e ardhshme djali do të fluturojë më avionin që që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani.

Alvini u largua bashkë me nënën e tij në Siri vitin 2014, kur ishte ende në moshën 6 vjeçare. Nëna e tij Valbona Berisha, e lindur në Durrës në vitin 1982 emigroi në Itali, ku dhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës u plagos rëndë edhe Alvini.

VIDEO-KLIKO

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY