Huawei, kompania kineze: Nuk kemi asnje projekt 5G ne Shqiperi

Huawei, kompania kineze: Nuk kemi asnje projekt 5G ne Shqiperi

97
0
Shares

Kompania kineze Huawei ka deklaruar sot se nuk ka ndonje projekt 5G per implementim ne Shqiperi ndersa tha se ajo siguron klientet ne lidhje me sigurimin e te dhenave.

Njoftimi vjen nje dite pasi ambasada amerikane ne Tirane shpeehu shqetesimin per sigurine e te dhenave nese ato bien ne dore te kesha kompanie.

Deklarata e Huawei:

Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë

Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni. Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Evropa.

Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY