FOTO/HISTORIKE! Shqiptarja fiton zgjedhjet, emërohet prokurore në Virxhinia

FOTO/HISTORIKE! Shqiptarja fiton zgjedhjet, emërohet prokurore në Virxhinia

93
0
Shares

Shqiptarja Buta Biberaj, ka fituar zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota apo 49.5 % kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota. Familja e Bude Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA.

Biberaj ka më shumë se 25 vjet përvojë në fushën juridike. Ajo ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ka qenë e angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media. Ajo garoi nga radhët e Partisë Demokratike dhe mori një mbështetje të pakursyer.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY