Denoncimi te Berisha: Mësuesve në Tiranë iu shtyhen pagat për në 15...

Denoncimi te Berisha: Mësuesve në Tiranë iu shtyhen pagat për në 15 nëntor

122
0
Shares

Edhe pse është raportuar më herët se qeveria shqiptare ka probleme tè theksuara me buxhetin e shtetit, sërish nuk ka reflektim dhe më pas një zgjidhje. Pasojat janë vënë re dhe ne pagesat.

Pagat në shumë institucione shtetërore janë vonuar ndjeshëm, ndërkohë që janë prekur së fundmi, edhe arsimtarët, ata që përbëjnë numrin më të madh të nëpunësve të shtetit.

Drejtoria Arsimore e Tiranës i ka njoftuar shkollat se do të shtyjë për në datën 15 nëntor, dhënien e pagave të tetorit.Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar me forcë këtë ndëshkim që i bëhet mësuesve sipas tij.

Lexojeni të plotë denoncimin: 

Doktor përshëndetje!

Jam një mësues në Tiranë. Doja t’ju informoja se pagat e mësuesve që duhet të merren në datë 1 të çdo muaji, s’kanë dalë dhe sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë, do të ndahen rreth datës 15 nëntor! Doktor, kjo është absurde. Mësuesit aty i kanë sytë, te paga!

Ju lutem bëjeni publike në respekt të mësuesve!

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY