INVESTIGIMI/Prostitutat shqiptare në rrugët e provincës së Milanos fitojnë 10 mijë euro...

INVESTIGIMI/Prostitutat shqiptare në rrugët e provincës së Milanos fitojnë 10 mijë euro në muaj

160
0
Shares

Emisioni investigativ italian “Le Iene” i transmetuar gjatë mbrëmjes së datës 5 nëntor 2019  ka sjellë në vëmendje historinë e mjaft vajzave shqiptare që punojnë në rrugët e Italisë si prostituta e shfrytëzohen në rrugë nga padronët e tyre po shqiptarë, të cilëve u detyrohen t’i paguajnë çdo ditë një shumë të caktuar parash për territorin e mbrojtjen që ata i garatojnë në rrugë.

Është gazetari, Luigi Pelazaa, i njohur tashmë për publikun shqiptar për rastin e 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili ka dokumentuar aktivitetin e prostitutave shqiptare në rrugët e qytezës Siziano në provincën e Pavias.

Biseda e regjistruar fshehurazi me një nga prostitutat shqiptare zbardh se fitimi që nxjerrë në muaj është rreth 10 mijë euro e 1000 euro  detyrohet t’u paguajë padronëve për vendin e saj  në rrugë.

Kronika e emisionit “Le Iene” rrëfen pushtetin e dhunshëm që padronët shqiptarë kanë në këtë territor të provincës së Pavias, duke mos lejuar që asnjë prostitutë tjetër të mos punojë në këtë.

Në rast të kundërt, kërcënimet fizike janë të qarta si nga ana e tyre ashtu dhe nga vajzat që ata kanë nën mbrojtje. Vetëm pak ditë më parë e përditshmja italiane “La Stampa” publikoi një dosjer investigativ mbi biznesin e prostitucionit në Itali.

Sipas këtij dosjeri, mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali.

Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i  tyre është sa vjen e më i fortë e komplet”, shkruan e përditshmja italiane. “Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirt e efikas.”

Në rrugët italiane është llogaritur që punojnë rreth 120 mijë prostituta italiane e të huaja, që u ofrojnë shërbim seksi reth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm o të rastësishëm të tyre.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Çmimi i një prositute shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Kurse dënimi për ata që i shfrytëzojnë shkon nga 16 muaj në  gjykim të shkurtuar e deri në 2 vite burg./OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY