“Sa silenciatore e sa sopata janë përdorur për të vrarë shqiptarë”, Manjani...

“Sa silenciatore e sa sopata janë përdorur për të vrarë shqiptarë”, Manjani ironizon: Ore fajin e ka Macroni

126
0
Shares

Për ish-ministrin Ylli Manjani, situata është shqetësuese pas lajmeve të here pas hershme për vrasjet. Manjani, ne nje koment në rrjetet sociale, shkruan se nuk ka mbetur gje tjetër veçse të numërojmë viktimat, ndërsa këtu ai terheq vemendjen e qeverisë me heshtjen e saj.

Nga lajmet e kronikës del se shunica e vrasjeve bëhen me silenciator dhe me sopatë.Trafikantët, larësit e hesapeve e parelinjtë vrasin me silenciator. Drejt e në objektiv, ftohtë e pa zhurmë. Në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Durrës ua fikin dritën kundërshtarëve me armë pa zhurmë. Lajmet i transmetojnë LIVE, si spektakël urban.

Të varfrit nuk kanë para për armë. Thjesht marrin sopatën, mjetin e prerjes së druve, për të prerë jetën e dikujt tjetër jo për pasuri, por për varfëri!!

Gruaja, burri, fëmijët, babai e nëna, vëllai e motra, kushërinjtë, nipërit e mbesat janë armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit në varfri…😔😔😔

Vrasjet me sopatë, lajmet i japin si kronikë budallenjsh që rrinë para thertores së fshatit…

Na ka mbetur të numërojmë, ndërkohë që qeveria pas çdo vrasje “merr frymë thellë”, sa silenciatore e sa sopata janë përdorur për të vrarë shqiptarë. 😔😔😔Ore fajin e ka Macroni…“,-shprehet Manjani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY