Shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit në Fier, arrestohet pronari

Shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit në Fier, arrestohet pronari

94
0
Shares

Një ditë pasi shpërthimit të madh në një pikë gazi në Fier, policia ka vënë në pranga pronarin e kompanisë, për shkak të sigurisë së dobët në punë.

Sokol Meçe, 62-vjeç, akuzohet për “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin:

•S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë”,-njofton policia.

//KB.DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY