Të gjithë na ka ndodhur të bëhemi pre e sulmeve nga hakerat, të cilët nuk tolerojnë aspak dhe madje depërtojnë deri tek të dhënat kryesore.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Venera Lumani rreth një muaj më parë. E ftuar në programin e Rudina Magjsitarit tregoi si u mashtrua dhe si veproi për të marrë mbrapsht llogarinë e saj.
“Isha e lodhur dhe përgjumësh dhe më kishte ardhur një email që më kërkontë të rikonfirmoja të dhënat e mia në Instagram. Futa emrin dhe ‘passwordin’ dhe që nga ai moment, humba aksesin në Instagram. Pastaj shkova në një udhëtim dhe s’pata mundësi ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën sikur donin të më ndihmonin, më futën më thellë akoma. Dukej sikur kishin një lidhje me hacker-in. Në fund te bëra vetë. Ndoqa të gjithë hapat dhe u rikthye. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë emaili që kërkon të dhënat. Nëse Instagrami kërkon konfirmim, ju pyet në profilin tuaj, madje s’ka nevojë për ‘passwordin’, se atë e ka’, -u shpreh Venera e cila e pranoi që ishte gabimi i saj që ra pre e këtij mashtrimi.
*Ne video ne minuten e 28
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/