“PD i ka denoncuar kriminelët e lidhur me PS”, Tabaku flet hapur:...

“PD i ka denoncuar kriminelët e lidhur me PS”, Tabaku flet hapur: Thelbi I vrasjeve në bregdet është Ligji i Investimeve

168
0
Shares

Ish-deputetja Jorida  Tabaku ka komentuar gjerësisht disa prej temave që lidhen me situatën aktuale në vend. E ftuar në Tempora, me Sonila Meçon, Tabaku vuri theksin tek arsimi, ekonomia dhe deri tek atentati i ndodhur para 5 ditësh në mbikalimin e Shkozetit.

Sipas Tabakut, ngjarje te tilla kriminale ndodhin për shkak të ligjit të investimeve dhe çështjes së pronave.

Cështja e pronave në bregdet, në fakt kam folur për pronën këto 6 vite pafund dhe për një ligj shumë abuzues që qeveria ka miratuar për Koorporatën e Investimeve, investime strategjike që prek pikërisht këto lloje investimesh dhe që vendos në pikëpyetjen-që nuk kanë më nevojë bandat me pushtet me kadastër me prokurorë, me kriminelë që zihen me njëri- tjetrin, por ja jep vet shteti pa përfshirë asnjë palë si pronën publike dhe atë private ja merr, i zapton, i rrëmben ja jep investitorin që e zgjedh vet – për mua është thjesht një pasqyrë e asaj që Shqipëria po përjeton, se çfarë po bën sot shteti, sesi i zapton pronën skedon, sesi përdor të fortin”,-shprehet Tabaku.

Më tej ajo diskuton dhe komenton, ngjarjen e fundit të ndodhur me studentet e Ekonomikut, ku denoncon padyshim mungesën e sigurisë në auditore.

Mediat kanë raportuar për një ngjarje të tmerrshme, tronditëse që kishte ndodhur në fakultetin e Ekonomisë. Në lëndën që në fakt unë e ti Sonila kemi bërë bashkë “Drejtim Financiar” ku persona, të panjohur, kishin hyrë në klasë, kanë ngacmuar vajza, ishin zënë me studentë e lidh këtë personalisht, si një ish studente, ish pedagoge e atij fakulteti është një ngjarje e papranueshme. Jam në mbështetje të stafit akademik, të studentëve, familjeve te tyre, dekanatit. Më vjen keq që në Shqipërinë e 2019 ne diskutojmë për incidente që as 30 vite më parë nuk konceptoheshin. Kjo lidhet pikërisht me sigurinë e jetës, ti dërgon fëmijën në shkollë e duhet të përballet me kriminelë. E për ta çuar këtë politikisht sepse jam këtu si një përfaqësuese e një force politike.

Krimi është trimëruar nga parlamenti, bashkitë nga zyrat e policisë. Krimi ka shkruar në auditoret e fakultetit, kishte shkuar në Rektorat kishte tentuar të ndikonte në zgjedhjet në Rektorat por sot ka hyrë në dyert e auditorëve dhe kjo është e papranueshme. Për mua kjo është cënimi i sigurisë, i studentëve në klasë, pedagogëve që japin mësim atje për mua është i papranueshëm.Kemi dëgjuar për raste pafund, po flasim këtu për një rast i cili sigurisht është flagrant, flet për botën e krimit për lidhjet me politikën. Ndërkohë që prindërit që i çojnë fëmijet e tyre në shkollë për të studjuar dhe të ndodhen përballë një situate të tillë – për mua është e pakonceptueshme.

Kjo tregon ajo që nise ti emisionin Sonila “siguria në dorën e krimit po apo jo” dhe që shteti ka rënë. Nuk siguron më brenda një auditori universiteti studentët është e papranueshme. Një auditori universiteti publik dhe kjo vendos një pikëpyetje shumë të madhe për çdo gjë tjetër”,-u shpreh Tabaku.

Më tej Tabaku akuzoi kryeministrin se i shfakson kriminelat dhe i fut në tutelën e tij.

Ai fjalim që kryeministri bëri për Rahman Rahjen është bërë për Ndokën, Roshin pafund, pafund për Dakon, në këto 6 vite është përsëritur dhe çfarë po ndodh sot ??

Po diskutojmë një ngjarje që Partia Demokratike ka denoncuar 1 vit më parë. Jo për të bërë Kasandrën, jo për të shprehur gëzim, kënaqësi në asnjë mënyrë, sepse askush nuk gëzohet sot që situata është e tillë. Por po kthehemi tek denoncime të cilat i kemi bërë një vit më parë, sot po flasin, po i pranojnë, po i pranojnë si të vërteta.

Përmendet Rumi, Partia Demokratike e ka denoncuar në 2015, sepse ka intimiduar komisionerët e Partisë Demokratike, të gjithë e dinë që ka punuar me kryetarin e bashkisë së Durrësit kështu që mos të çuditemi sot se krimi është trimëruar, krimin e ka trimëruar kryeministri i ka dhënë viston kryeministri dhe krimi sot fatkeqësisht po bën ligjin në Shqipëri”-u shpreh Tabaku gjate argumentit të saj.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY