“Të fortët i kanë dalë nga duart”, Pakoka-Ramës: Shumë shpejt do shkojnë...

“Të fortët i kanë dalë nga duart”, Pakoka-Ramës: Shumë shpejt do shkojnë tek koka e madhe

117
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me atentatin ndaj prokororit të Durrësit. Ai vendos në krye të akuzave kreun e qeverisë Rama dhe organizatën e tij ‘Rilindja’ për këtë situate.

Pas çdo krimi e pas çdo bande të përfshirë , si viktimë apo si agresor, po të gervishtësh fare pak del gjithnjë “rilindja” dhe Rama! Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dal jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithshka mes dhunës dhe “të fortëve”.

Tani janë pikërisht “të fortët” që i kanë dalë nga duart. Të gjithë ata kërkojnë gjithnjë e më shumë sepse ashtu ju është premtuar kur bënin votat për Ramën. Po Shqipëria e shkretë aq është dhe megjithëse nuk kanë lenë gjë pa grabitur, nuk ju del. Tani ata , siç ka thënë Rama “po hanë kokat e njëri tjetrit”. Po shpejt do shkojnë tek koka e madhe!
Problemet e verteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…”,-shkruan Paloka në rrjetet sociale.

//DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY