Deputeti socialist sqaron lidhjen me Redjan Rrajën: Policia të japë dënim maksimal

Deputeti socialist sqaron lidhjen me Redjan Rrajën: Policia të japë dënim maksimal

226
0
Shares

Pas arrestimit të Redjan Rrajës, u raportua se i riu kishte lidhje gjaku me deputetin socialist Rrahman Rraja. Por në një lidhje telefonike për mediat, deputeti Rraja tha se 34-vjeçari është një i afërm i tij dhe se nuk ka shumë njohje dhe lidhje me të për shkak se ai më shumë ka qëndruar jashtë.

Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër prej babait. Ai është i afërm, në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan.

Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje, Redjani më shumë  ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar dhe kaq.

Deputeti u shpreh se ndjehej i qetë dhe pse emri i tij u bë dy herë që përmendet në ngjarje që përfshihen të njohurit e tij. Duke komentuar atentatin, Rraja tha se dënon maksimalisht kete vepër dhe kërkoi që dhe ndaj të afërmit të tij dhe ndaj autorëve të tjerë të jepet dënim maksimal.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY