Foto Ilustruese
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e B. I., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Ky person është shpallur në kërkim, pasi një ditë më parë ka bërë kallzim 36-vjeçarja A. S., banuese në Durrës, ku në periudha të ndryshme kësaj të fundit i ka vjedhur me anë të mashtrimit 3 000 000 lekë (të reja).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mashtrimi”parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/