“Skandali i radhës me ligjin për rininë”, Këlliçi reagon ashpër: Rama po...

“Skandali i radhës me ligjin për rininë”, Këlliçi reagon ashpër: Rama po i shpall luftë të rinjve

109
0
Shares

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka sjellë në vemendje një projektligj që është kaluar ne heshtje ditën e djeshme nga mazhoranca në Parlament.

Sipas demokratit, bëhet fjalë për një projektligj për rininë, i cili është kaluar pa asnjë konsultë. Këlliçi ngre shqetësimin se ky ligj nuk merret me shqetësimet reale të rinisë shqiptare, duke akuzuar kryeminsitrin se po kryen pabesi ndaj tyre.

Ligji i Edi Rames per rinine nuk adreson asnje shqetesim te te rinjve, nuk permend aspak papunesine, nuk trajton fenomenin e “ikjes se trurit” (brain drain), nuk flet per emigracionin masiv te te rinjve e nuk ofron asnje zgjidhje per te rinjte shqiptare”,-shkruan  Këlliçi në rrjetet sociale.

REAGIMI I PLOTE

Edi Rama konfirmon friken qe ka nga rinia! Skandali i rradhes vjen tashme permes Ministrise se Arsimit dhe “Ligjit per rinine”.

Dje ne Parlamentin e turpit u miratua “Ligji per rinine”. Ne menyre abuzive, aspak transparente, pa asnje konsulte publike, Edi Rama kreu dje pabesine me te madhe ndaj te rinjve duke miratuar nje ligj, i cili nuk ka aspak ne fokus problemet e te rinjve shqiptare. Ligji i Edi Rames per rinine nuk adreson asnje shqetesim te te rinjve, nuk permend aspak papunesine, nuk trajton fenomenin e “ikjes se trurit” (brain drain), nuk flet per emigracionin masiv te te rinjve e nuk ofron asnje zgjidhje per te rinjte shqiptare. Rinia shqiptare sot ka tarifat me te larta ne rajon per tu regjistruar ne universitet dhe perfiton cilesine me te ulet arsimore ne Europe, niveli i papunesise mes te rinjve kalon shifren rekord te 40%, rreth 79% e te rinjve duan te lene pergjithmone vendin, transporti publik eshte me i larti ne rajon, biletat e avioneve jane me te shtrenjtat ne Europe dhe e vetmja zgjidhje per rinine sot eshte emigrimi. Asnje nga keto shqetesime nuk vendoset ne fokus te “Ligjit per Rinine”, sepse ne fakt keto nuk perbejne asnje shqetesim per Edi Ramen. Me kete ligj ai thjesht deshmon dhe nje here se nuk ka prioritet tjeter perpos pushtetit te tij, qe e ndjen se mund ti rrezikohet nga rinia, te cilet nuk i blen dot dhe derisa nuk i blen, vendos ti kape me ligj!

Shqetesimi i vetem i Edi Rames dhe Lemshministres se Arsimit, eshte vendosja nen thunder dhe kontrolli i plote politik i te rinjve dhe organizatave rinore. Ligji i Edi Rames per Rinine nuk ben asgje me shume sesa vendos nen kontroll absolut te gjitha organizatat rinore ne vend, permes kontrollit te fondeve shteterore per rinine, te cilat akordohen drejtperdrejte dhe pa asnje konsulte duke u trajtuar si partnere te qeverise per problemet e rinise, nga Ministria e Arsimit dhe Kryetaret e Bashkive. Ky eshte nje SKANDAL i paprecedente ku fondet e shtetit, tashme do te shperndahen me Ligj per zyrat rinore te partise shtet!

Lufta qe Edi Rama i shpalli rinise se vendit eshte dhe fundi i tij politik. Koha ka ardhur qe te rinjte shqiptare te marin ne dore fatin e tyre duke perbuzur, neveritur dhe rrezuar nje qeveri qe nuk mban asnje premtim, nuk punon asnje dite per interesin e qytetareve dhe qe e ka kthyer Shqiperine ne delen e zeze te Europes. Koha e Edi Rames ka mbaruar. Koha ka ardhur per rinine shqiptare si gjithe europa.

Edi Rama konfirmon friken qe ka nga rinia! Skandali i rradhes vjen tashme permes Ministrise se Arsimit dhe “Ligjit per…

Publiée par Belind Këlliçi sur Mardi 5 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY