“Vodhën fondet e pensionistëve”, detaje nga grabitja e postës në Krujë, drejtor...

“Vodhën fondet e pensionistëve”, detaje nga grabitja e postës në Krujë, drejtor vëllai i deputetit socialist

170
0
Shares

Gazetari Prend Shota ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet për grabitjen e kasafortës së Postës në Krujë. Për ngjarjen është vënë në pranga roja i postës, Besnik Parruca, i cili akuzohet për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Burimet thanë se shuma e vjedhur në kasafortë dyshohet të jetë rreth 11 mln lekë, fond i cili iu perkiste pagesave të pensionistëve në Krujë.

Po sipas të njëjtave burime, grabitësit kanë patur informacion të saktë mbi lëvizjet në postë, e cila gjatë ditës ka qenë në punë duke shpërndarë pensionet.

Ngjarja u shënua orët e para të mëngjesit, në të gdhirë të së hënës, ndërsa mësohet se i gjithë qyteti ishte pa energji elektrike.

Kujtojmë se drejtor i postës në Krujë është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY