EMRAT/ Magazina e drogës në Rrëshen, policisë i ikën pronari, arreston...

EMRAT/ Magazina e drogës në Rrëshen, policisë i ikën pronari, arreston vetëm 22 “varfanjakë”

81
0
Shares

Arrestohen në flagrancë 22 persona ndërsa procedohen në gjendje të lirë 9 të tjerë si dhe shpallet në kërkim pronari i magazinës.
Ky është bilanci, një ditë operacionit anti-kanabis i koduar “Befasia” ku u konstatua një magazinë si ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike ën Rrëshen.

Njoftimi i potë i Policisë

Më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F. N. SH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “BEFASIA”.

Si rezultat i tij, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Kastriot Reçi, 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:

1-M. K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R. L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S. U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M. N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M. S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh. M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V. B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S. B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S. M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

Në një magazinë në pronësi të shtetasit Kastriot Reçit tek ish-Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.
Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mësipërm.
Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/2 e 333/a të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY