Ditën e sotme policia vuri në pranga Ardian Loci, shoferin e FNSH, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe ishte shpallur ne kerkim prej disa kohësh.
Ish-efektiv i FNSH-së akuzohet për dekonspirimin e një operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike. Tashmë ai do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën arrest me burg për efektivin e FNSH-së Ardian Loci ne mars te vitit 2017 ne nje aksion të policisë. Ardian Loci ishte me detyre shofer në FNSH. Në seancën gjyqësore ai është paraqitur duke qarë.
Përpara trupit gjykues ai ka thënë se ka gruan dhe vajzën e sëmurë. Ai është shprehur se e ndien vetën shumë të rënduar dhe se akuza janë shpifje ndaj tij. Më tej në një moment në sallë ka thënë së do vras vetën nuk kam as bukë me ngrënë, raporton Panorama.
“Kam 21 vite shofer ne FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemer e me mendje. Kam gruan te sëmure dhe vajzën e sëmure po ashtu me sëmundje te keqe ne koke. Kam vajzën tjetër te vogël qe s’ka kush ma çon ne shtepi.
Skam marre asnje shpërblim. Kam shtepine pa pllaka. E ndjej veten shume te renduar aq sa te vras veten. Jane akuza te shpifura. S’kam buk ne shtepi. Edhe nje shpërblim qe mora kam shlyer borxhet dhe energjine. S’kam patur leke ti paguaj vajzes ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie.
I kam çuar nje shoku nje thes miell se skishte me çfare e merrte dhe i thashe mos me thuaj me ashtu se kushedi si merret, ne rregull me tha. Si qenka, unë kam folur me një ne lagje. Kam qene ne shërbim me përpara dhe sa shkova ne shtepi duke ngrenë buke me arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me ketë qe me është bere. Me falni per shqetësimin” tha Ardian Loci.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/