FOTO & VIDEO/ Pronari i drogës së Rrëshenit sfidon policinë me këtë...

FOTO & VIDEO/ Pronari i drogës së Rrëshenit sfidon policinë me këtë këngë…: Do ta mbjellim tokën se na jep bukën

343
0
Shares

Image GalleryOperacioni “Befasia” në Mirditë çoi në arrestimin e 22 personave dhe procedimin e 9 grave të punësuara në magazinë për përpunimin e kanabisit por ende nuk është vënë në pranga pronari i magazinës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit deklarojnë se ai është biznesmeni Kastriot Reçi, 44 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, i cili është pronar edhe i një medie lokale.
Pas lajmi për zbulimin e magazinës së drogës në vendin e quajtur ish-grumbullimi në Rrëshen, mediat zbuluan emrin e Reçit, si personi që fshihej pas drogës duke aluduar edhe për lidhje të tijat me persona me pushtet.
Por mbrëmjen e djeshme vetë Kastriot Reçi ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ku përshëndet mediat dhe portalet me vargjet e një poeti mirditor, ku ndër të tjera shkruhet “Do ta mbjellim tokën pisha dhe selvia”.

 

“Përshëndes të gjitha mediat dhe portalet me këto vargje te mrekullueshme te poetit mirditor Fran Laska.
Do ta mbjellim tokën
pisha dhe selvia
se s’ka vend ma t’bukur
se kjo Shqipëria
O moj toka jone
toka e vendlindjes
e amël si mjalta
si germat e shqipes
ti na dhuron bukën
si buka shqiptare
dheu ynë i dashtun
i vendlindjes madhe”.

 

 

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë biznesmeni, i cili tashmë është në kërkim nga policia për pronësinë e magazinës ku u gjet një sasi e madhe hashashi, por lihet të kuptohet se toka duhet mbjellë.
Por intriguese janë edhe statuset e mëparshme të 44-vjeçarit.
Në një foto ku shfaqet duke kositur barin ai shkruan: Në Mirdite duke kositur bar. Na duhet kur të na mbarojnë makaronat.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY