Nuk ka të sosur 0.2 përqindëshi i kanabisit shqiptar, të pa mundur për tu asgjësuar nga Policia Shqiptare, sipas pretendimeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në Bari bllokohen mbi 1 ton të tjerë, ndërsa tre grupe të ndryshme kriminale, të ndarë por të lidhur mes tyre, janë shkatërruar nga karabinierët në zonën e Barit.
Sipas mediave italiane grupet ishin të përfshira në trafikun e armëve dhe të drogës, me kilogramë të shumtë marijuane që vinte nga Shqipëria. Të paktën 20 persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe krerë të bandave.
Operacioni “Red Eagles” u krye mëngjesin e sotëm (3 nëntor) dhe koordinohej nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Barit.
Në operacionin që është ende në proces e sipër, janë zotuar rreth 300 forca policia të Komandës Provinciale të Barit.
Përveç urdhër-arresteve, policia ka kryer dhjetëra bastisje. Të arrestuarit janë akuzuar në pozita të ndryshme, trafikim të drogës, si dhe mbajtjen dhe përdorimin e armëve të shumta.
Hetimet e nisura që nga fundi i vitit 2015, kanë dokumentuar importimin e sasive të mëdha të marihuanës që vinte nga Shqipëria, si dhe kokainës nga Roma, Milano e Palermo, raporton Bari Today.
Nga operacioni janë konfiskuar edhe 15 kg kokainë, më shumë se 1 ton marihuanë si dhe kallashnikovë, automatikë, pushkë e pistoleta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/