“Ankimimi”/Shtyhet seanca për gjyqtarin e Kushtetueses

“Ankimimi”/Shtyhet seanca për gjyqtarin e Kushtetueses

87
0
Shares

Eshtë shtyrë për në datën 7 nëntor seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat e gjyqtarit Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.

Kujtojmë se në seancën e kaluar, KPA kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror. Ndërsa, në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet dhe i janë përcjellë Komisionerit Publik dhe subjektit.

Lidhur me këtë, prokurori Muçi ka deklaruar se vetëm pas raportit të DSIK ka mësuar se shtetasi A. L., që është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Tiranë dhe që i kishte vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”, ka qenë i përfshirë në një procedim penal.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY