“Dil e mbaj përgjegjësi”, Hajdari i kërkon llogari Ramës: Kush e ka...

“Dil e mbaj përgjegjësi”, Hajdari i kërkon llogari Ramës: Kush e ka fajin që prokurorit i bëhet atentat me kallashnikov?

183
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari ka risjellë në vëmendje atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh  se askush nuk mban përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin.

Ajo përmendi ngjarjen e tre ditëve më parë, por edhe vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po heq përgjegjësinë nga vetja. Duke iu referuar situatës më të fundit të rendit në vend, Hajdari ka kërkuar të dijë se kush e ka fajin për gjithë sa po ndodh.

“Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov në mes të rrugës, që një grua gjyqtare u vra në rrugë edhe kur kërkoi të mbrohej nga ligji. Kush e ka fajin që janë hequr më shumë se gjysma nga sistemi. Kush e ka fajin që askush nuk ka besim tek sistemi i drejtësisë dhe se persona të lidhur me botën e krimit kanë mbështetjen për t’u futur në dyert e bashkive. Kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës. Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika. Sot nuk ke të blesh dhe shesësh më, ke vetëm veten tënde nuk ke asnjë alibi që të mbrojë. Ke një vend të varfër, ku 30 % e popullsisë nuk shtyjne dot muajin, kurse shtresa më e vyer e shoqërisë që po largohet”, u shpreh Hajdari.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY