Policia e Shkodrës ka njoftuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, bejne me dije se pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative u bë finalizimi i operacionit të koduar “Ivanaj”, si rezultat i të cilit u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:
A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.
Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/