Reshje të dendura në vend, përmbyten rrugët në Sarandë dhe Gjirokastër

Reshje të dendura në vend, përmbyten rrugët në Sarandë dhe Gjirokastër

114
0
Shares
Ilustruese

Reshjet e shiut këtë të dielë kanë shkaktuar përmbytje në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Sarandës, ku një sërë rrugësh janë bllokuar.

Raportohen për përmbytje dhe  në qytetin e Gjirokastrës.  Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

Ndërsa po mbahet në monitorim  Përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Sipas parashikimeve, intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY