Qeveria konfirmon krizën, shkurtohet me 100 mln euro plani i të ardhurave...

Qeveria konfirmon krizën, shkurtohet me 100 mln euro plani i të ardhurave në buxhet

117
0
Shares

Qeveria ka shkurtuar me rreth 100 milionë euro planin e të ardhurave në buxhet duke konfirmuar situatën e vështirë që po kalojnë financat e shtetit. Në ligjin e buxhetit të miratuar nga Parlamenti, për vitin 2019 plani i të ardhurave ishte programuar 486 miliardë lekë. Por sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit, të ardhurat totale pritet të jenë vetëm 474 miliardë lekë.

Shkurtimi është 12 miliardë lekë ose plot 100 milionë euro dhe vjen thuajse i gjithë nga ecuria problematike në mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tabelave zyrtare të buxhetit, për këtë vit qeveria kishte programuar të mblidhte 153.3 miliardë lekë nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Por të ardhurat reale nga kjo taksë deri në fund të vitit, sipas ministrisë së financave pritet të mos jenë më shumë se sa 140 miliardë lekë ose 8.5 për qind poshtë planit.

Në relacionin për buxhetin e shtetit, qeveria e justifikon mosrealizimin e të ardhurave me ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit, zhvlerësimin e euros ndaj lekut, si dhe heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore.

Por përtej shkaqeve, shkurtimi me 100 milionë euro i planit të të ardhurave e detyron qeverinë që të shkurtojë me po të njëjtën masë shpenzimet e buxhetit për të mbajtur nën kontroll defiçitin dhe borxhin publik.

Një pjesë e mosrealizimit të të ardhurave mund të amortizohet me kursimet që qeveria ka patur nga shpenzimet për interesat e borxhit. Ndërsa pjesa tjetër me gjasa do të kompesohet duke shkurtuar investimet publike, apo zëra të tjerë të buxhetit./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY