Pamjet e dhunës në ndeshje, flet trajneri: Falenderoj Zotin që dolëm gjallë...

Pamjet e dhunës në ndeshje, flet trajneri: Falenderoj Zotin që dolëm gjallë prej aty

123
0
Shares

Pasditen e sotme është luajtur ndeshja mes Këlcyrës dhe Maliqit e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë. Por ajo është shoqëruar me incidente dhe dhunë.

Dyshohet se pasi kapiteni i Këlcyrës, Kule u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 37-të të ndeshjes, ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malesija.

Trajneri i Maliqit tregon se lojtarët janë dhunuar deri në atë pikë sa jeta e tyre ishte në rrezik duke shtuar se falenderon zotin që dolën gjallë nga fusha e Këlcyrës.

“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës,gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtarëve ishte në rrezik. Falenderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike,psikologjike vetëm për futbollin nuk bëhet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll?- tha Egli Malësia, trajner i Maliqit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY