Koço Kokëdhima i përgjigjet ashpër ambasadorit amerikan Donald Lu

Koço Kokëdhima i përgjigjet ashpër ambasadorit amerikan Donald Lu

49
0
Shares

Deklarata e fortë që bëri ditën e djeshme ambasadori amerikan, Donald Lu për pastrimin e plitikës nga disa të inkriminuar, ku mes tyre përmendi  edhe Koço Kokëdhimën ka nxitur reagimin e këtij të fundit. Kokëdhima ka paralajmëruar Donald Lu se  do të flas edhe për rolin e tij. Ja deklaratat e plota:

Statusi i Kokëdhimës në facebook:

Përgjigje për z. LU

Të dashur miq
Nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njëri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri. Më ndiqni nesër në takimin me mediat në orën 13.00 në hotel “Tirana International”

Donald Lu një ditë më parë deklaroi:

Siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY