Horoskopi, 3 nentor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 3 nentor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

159
0
Shares

Dashi

Do i shtoni dozat e komunikimit ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë arsye do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Asnjë hije dyshimi nuk do ketë me ndërmjet jush. Beqaret do jene sensuale dhe sharmante. Do marrin mjaft ftesa për takime te cilat nuk duhet t’i humbin. Ne panin financiar menaxhojini me maturi te ardhurat qe te mos keni vështirësi.

Demi

Do iu ndryshoje here pas here humori sot dhe do keni disa debate te forta me partnerin. Asgjë nuk do iu ece si e kishit menduar. Beqaret nuk do kenë asnjë kompleks dhe do tregohen te hapur ndaj ftesave qe do iu bëhen. Edhe perspektivat financiare janë shume te mira. Gjithçka do ece ashtu si ju e kishit dëshiruar. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Binjaket

Momentet pasionante do jene te zjarrta gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Beqaret do njihen me shume me një person qe ka kohe qe i josh dhe do zbulojnë se ai vërtet ka cilësi te çmuara. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Gaforrja

Priten goxha turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime rrënjësore ne jetën e tyre sentimentale. Nuk do e ndiejnë me vetminë. Financat nuk do jene delikate megjithatë duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te ardhurat.

Luani

Venusi do e vendose sot fatin e jetës suaj ne çift. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe do bashkëpunoni për gjithçka me te. Beqaret do kenë vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër edhe pse do e kërkojnë atë kudo. ne planin financiar planetët do iu bëjnë me te kthjellet se kurdoherë. Do e dini mire sa te shpenzoni qe situata te mbetet e qëndrueshme.
Virgjeresha

Do e keni te vështirë sot t’i fshihni ndonjë gjë atij qe keni ne krah, prandaj here pas here dita mund te ketë edhe probleme te vogla. Mos u alarmoni sepse për një çift janë gjera te zakonshme. Beqaret nuk do i kenë mundësitë për te takuar personin e duhur dhe për te filluar një histori dashurie. te ardhurat do mbeten ne te njëjtën gjendje si me pare.

Peshorja

Priten ndryshime radikale gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Me ne fund do bëheni zoter te vetes dhe do merrni vendime me rëndësi. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do mundin te fiksohen pas dikujt. Merrni kohen e duhur për t’u njohur me ta para se te vazhdoni me tej. Ne planin financiar me ne fund do e rivendosni ekuilibrin dhe do ndiheni me te qete.

Akrepi

Sido qe te jete gjendja e jetës suaj ne çift kohet e fundit, sot do kaloni një dite harmonike dhe mjaft te këndshme. Do ndiheni mire dhe te qete shpirtërisht. Beqaret do jene kureshtare për te njohur sa me shume persona, por do druhen te hedhin me pas ndonjë hap. Nëse doni qe te ardhurat te mbeten te qëndrueshme mos shpenzoni shifra marramendëse sot.

Shigjetari

Edhe pse jeni ne një lidhje, sot do vuani nga vetmia. Ai qe keni ne krah do iu lere pas dore për shkak te angazhimeve te shumta qe do i dalin ne pune. Beqaret do joshen nga disa persona, por ata nuk do ia vlejnë për te krijuar një lidhje. Me financat duhet te bëni pak ekonomi sot qe edhe e afërmja te jete e siguruar. Po shpenzuat kuturu shpejt do mbeteni pa para.

Bricjapi

Do dashuroheni ashtu si e ndjeni sot dhe nuk do ua vini veshin aspak atyre qe do iu thonë miqtë apo te afërmit. Edhe po bëtë gabime do jeni ju qe do e mbani përgjegjësinë. Beqaret do e vuajnë jashtë mase vetminë, mirëpo nuk do kenë çfarë te bëjnë për ta ndryshuar situatën. Ne planin financiar bëjini mire llogarite qe te mos përballeni me te papritura.

Ujori

Do ketë disa përmirësime te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë ende marrëdhënia nuk do jete aq e qete sa pritej. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen te mendojnë për dashurinë. Statusi civil do vazhdoje te mbetet i njëjte. Perspektivat financiare do jene te mira. Mund te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni planifikuar prej kohesh.

Peshqit

Do dashuroheni çmendurisht gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia me te do jete emocionuese me shume sesa mendonit. Beqaret do jene nostalgjike për një histori te shkuar dhe shpeshherë do bien ne melankoli. Ne planin financiar do jeni largpamës, aspak impulsive dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY