Dule-Ramës: Ç’dehu zoti kryeministër, i keni hyrë një aventure, e cila ka...

Dule-Ramës: Ç’dehu zoti kryeministër, i keni hyrë një aventure, e cila ka kosto

65
0
Shares

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë fjalës në seancën plenare e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon të grabisë pronat e Himarës. Ai e kritikoi Ramën për reagimet e tij lidhur me Athinën, ndërsa më tej ka thënë se Rama është një aventiruer që po prish mardhëniet me Greqinë.

Pjesë e fjalimit të Dules në Parlament:

“Ndarja territoriale në Himarë ishte tendencioze, e dështuar, në shërbim të interesave të mbrapshta, për herë të parë në Dhërmi, pas 1990, në gjithë hapësirën politike evropiane kemi rastin unikal të shembjes së një objekt kulti, prishje selektive biznesesh dhe banesash, me sens hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende në shkelje flagrante të ligjeve ndërtimet e sarajeve në Qeparo dhe këto në emrtin e rilindjes urbane. Nuk ka rilindje që fsheh qëllimin, mposhtja e frymës së atij komuniteti dhe grabitja e pronës, nuk i them unë, rihidhini vështrim investigimit të Birn, meqë unë qenkam i paragjykuar. Nuk ndihet njeri, për javë në protesta banorët, stigamtizim, nacionalizëm deri në racizëm. Nuk mund të ketë asnjë patriotizëm fals që mund të marrë përsipër llogaritë e mbrapshta, grabitëse të Ramës dhe klikës së tij në Himarë.

Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara? Po flasin për rehabilitim të atyre që vuajtën në të kaluarën, një nga vatrat e rezistencës më të madhe për vendosjen e komunizmit ishte Himara. të parët e atijkomuniteti u ekzekutuan, të tjerë u burgosën, qindra u internuan në gjithë vendin dhe sot vuajnë pasojat e asaj hakmarrjeje të egër. Ne kemi një aventurier në krye të vendit. Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht këtë politikë dhe vlerat paqësore, po presim sot të na zbulojë armikun e ri nën trysninë e ligjit të kthyer dhe kundërvënien e shoqërisë të importimit të mbetjeve.

“I keni hyrë një aventure, e cila ka një kosto. Ju s’mund të mbuloni me asnjë retorikë sado e rafinuar të jetë, atë akt prej grabitqari që ke ndërmarrë në zonën e Himarës. E di mentalitetin, fabrika e propagandës, do ndryshojë edhe folklori, trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia, por ka filluar të përsëritet “ai trim mbi trima Edi Rrama”. Është një llogari e humbur, se populli shqiptar, është një popull që jo vetëm në zonat kufitare, por ka lidhje familjare, shoqërore e biznesi… Ti preferove të zgjedhësh një gravurë me një minare, ajo është fakt historik që ai vend ka pasur edhe një minare, por asnjë s’ka dashur ta shohë si të tillë se mbetet për ta altar i vlerave të demokracisë. Ti ndoshta edhe Perikliun e shikon me çallmë, por u jep të drejtën të gjithë atyre që të shikojnë, të të shohin si një luftëtar i jeniçerëve i ndërsyer në kohërat e shkuara drejt Vjenës. S’të shpëton asnjë retorikë nacionaliste, as nga Partia e Blushit as nga dekreti që do rrëzohet masivisht në këtë parlament sado ta vonosh, ndaj është momenti të pranosh dështimin tënd në cdo fushë të aktivitetit qeveritar dhe në vend të justifikimit të saj të dalë boje, me qëllim mos bëhesh streha e fundit e asaj çka është nacionalizmi

Juve jeni të dehur, se kuptoni ku jetoni, keni humbur kontaktin me realitetin, një gjeneral madhor vizitoi divizionin e Gjirokastrës, e dinin pasionin e tij për tavolina të mëdha dhe i kishin pjekur një qengj vetëm për të dhe nën avujt e rakisë, i thotë komandanti i divizionit, për një orë kapim Janinën, gjenerali i thotë pi dhe një dhe kap Athinën. Ç’dehu zoti kryeministër, është koha”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY