Manovrimi i shoferit i shpëtoi jetën prokurorit Ndoj dhe mikut të tij

Manovrimi i shoferit i shpëtoi jetën prokurorit Ndoj dhe mikut të tij

101
0
Shares

Manovrimi i shoferit të prokurorit Arjan Ndoj i ka  shpëtuar jetën të tre personave që udhëtonin në këtë makinë pasditen e 1 nëntorit.

Të tre personat po udhëtonin në autostradë nga Durrësi në drejtim të Sukthit pikërisht tek mbikalimi i Shkozetit, makina që drejtohej nga Andi Maloku dhe udhëtonte Arjan Ndoje Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens.

“Pikërisht manovrimi i shoferit, Andi Maloku ka shpëtuar jetën sepse në rast të kundër do të ishin të tre viktima të atentatit.” Informoi gazetarja Keti Banushi.

Makina ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal ndërsa të plagosurit janë transportuar nga kalimtarë të rastit me makinë private.

“Autorët janë nisur drejt Tiranës, në Sukth kanë dalë në rrugë dytësore për t’iu shmangur ndonjë postblloku të policisë” thuhet nga gazetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY