“Dy maska, shishe me benzinë”, çfarë u gjet branda mjetit të atentatorëve

“Dy maska, shishe me benzinë”, çfarë u gjet branda mjetit të atentatorëve

126
0
Shares

Të tjera detaje dalin në dritë nga mjeti që u gjet i braktisur mbrëmë në afërsi të Ishmit, që mendohet se u përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj.

Sipas burimeve mësohet se brenda mjetit të braktisur në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën u gjetën dy maska me mbetje biologjike, (mendohet se kanë pështymë), të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të parë nëse gjendjen prova që do të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Po ashtu, brenda mjetit që rezulton i vjedhur, po ashtu edhe targa (janë vjedhur në vende të ndryshme) u gjetën 2 kallashnikovë dhe një shishe me benzinë.

Ekspertët e çështjes, theksoi gazetraja Klodiana Lala, mendojnë se autorët pasi kanë kryer krimin, kanë dashur që të djegin mjetin. Por ende nuk dihet fakti se pse nuk e kanë djegur mjetin, i cili është gjetur nga banorët e zonës, teksa ishte me bllokazh ndezur. Mjeti ishte braktisur në një zonë të veçuar në errësirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY