“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/Pas atentatit gazetari kujton deklaratën e Ramës: Trimave u...

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/Pas atentatit gazetari kujton deklaratën e Ramës: Trimave u hapet oreksi….

113
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë pasditen e djeshme, ku pas një atentati mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë të cilët e shoqëronin ne makinën e tij.

Hoxha ka rikujtuar një deklarate të Ramës, të bërë pak kohë më parë, ku ky i fundit është shprehur:”Kriminelët janë të lutur të hanë kokat e njëri tjetrit.”

Por gazetari shprehet se pasi ata të hanë kokat e njëri-tjetrit,  “trimave” u hapet oreksi dhe duan te hane gjithnjë e më shumë një “kokë” më të madhe se e para.

“Sipas standartit te Kryministrit:”Hengshin kokat e njeri-tjetrit”…situata nuk duket aspak per tu shqetesuar… Por pasi hane kokat e njeri-tjetrit, “trimave” u hapet oreksi dhe duan te hane gjithnje e me shume nje “koke” me te madhe se e para… Ne koken tuaj “trima” dhe beni kujdes me “kokat e medha”…

Mesditën e 1 nentorit Prokurori Arjan Ndoj së bashku me Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Maloku kanë qenë duke drektuar në një prej restoranteve së bashku dhe me një person të katërt.

Më pas Prokurori Arjan Ndoj dhe Laho së bashku me shoferin Maloku janë nisur drejt Tiranës. Në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, rreth orës 16:20, një makinë tip Benz që mendohet se brenda ka pasur 3 persona, ka qëlluar në ecje e sipër, me breshëri, drejt makinës ku ndodhej prokurori.  Shoferi ka humbur kontrollin dhe makina ka rënë në kanal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY