Prokurori jashtë rrezikut për jetën, Land Muharremi nuk mund të flasë nga...

Prokurori jashtë rrezikut për jetën, Land Muharremi nuk mund të flasë nga plumbi në nofull

158
0
Shares

Gjendja për prokurorin Arjan Ndoj është stabilizuar, ndonëse ai mori dy plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Nga raportimet e para të gazetarëve nga spitali Rajonal i Durrësit, thuhet se prokurori ndodhet i shtruar në katin e dytë të spitalit, ndërkohë që në një dhomë tjetër qëndron edhe miku i tij Aleksandër Laho, (Landi Muharremi).

Sipas informacioneve, gjendja e Lahos paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai ka marrë një plumb në nofull dhe tashmë e ka të pamundur të flasë për policinë, e cila qe prej mengjesit të sotëm ka filluar me marrjen në pyetje te personave te plagosur, por dhe të dyshuar.

Kurse Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoj, është në gjendje kritike për jetën. Mësohet se Malokun, një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore dhe sipas mjekëve nëse do arrijë ti mbijetojë kësaj gjendje kritike mund të mbetet i paralizuar.

Ndërkohë, spitali i Durrësit ruhet nga forca të shumta policore, si në hyrjen e Urgjencës, por edhe në derën kryesore të tij.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY