Blushi: Raman po provokon një Ballkan të trazuar

Blushi: Raman po provokon një Ballkan të trazuar

46
0
Shares

Në përgjigje të Ramës, deputeti Ben Blushika marr fjalën në Kuvend dhe tha se kryeministri na ka ftuar sot në një gare të re.

“Në këtë parlament janë zhvilluar gara të ndryshme mes burrave që kërkojnë pushtet dhe sot kryeministri që kemi na ftoi në një garë të re. Kush është më nacionalist në këtë Parlament? Nëse do të duhej ti bënim një kalim hsitorisë së Evropës së kaluar është shumë e qartë se kush janë nacionalistrët dhe kush janë patriotet. Nacionalistët e kanë shkatërruar Evropnë, patriotetet e kanë bashkuar. Dhe ky është ndryshimi themelor në 100 vjetët e fundit. Evropa është shkallmuar sa herë nacionalistët kanë triumfuar dhe është zhvilluar sa herë kanë dominuar patriotët dhe askund tjetër si në Evropë ata nuk janë përplasur me më shumë zell edhe me më shumë antagonizëm sidomos gjatë shekullit të kaluar.

Për këtë arsye edhe për shkak se e ka paguar këtë leksion me gjak Evropa e di shumë mirë kush është nacionalist dhe kush është patriot.

Unë e di që në kushtet tona, në kushtet e një vendi i cili për shkak të historisë e ka pasur të vështirë të dallojë se çfarë është nacionalizmi ekstrem nga patriotizmi i arsyeshëm dhe i duruar. Është er vështirë të gjesh shtengun e ngusht që dallon nacionaliztin nga patritoti”, tha Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY